Të dielën maratona e Tiranës, garues nga 50 shtete vijnë në kryeqytet

19 Tetor 2023 | 17:36

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet këtë të diel, në 22 tetor.

Edhe këtë vit janë 4 disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Do të jetë gara 42 kilometra, 21 kilometra, 10 kilometra, si dhe “we too” një garë me itinerar të shkurtuar enkas për personat para dhe tetraplegjikë.

Sipas bashkisë së Tiranës që është organizatorja e këtij eventi, këtë vit është shënuar një numër rekord regjistrimesh, nga vende të ndryshme, përfshirë dhe Australinë dhe Izraelin.

Për shkak të maratonës, të dielën do të ketë disa akse tw bllokuara, siç është Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës. Maratona fillon në 9-të të mëngjesit dhe parashikohet që pas orës 13:00 të gjitha rrugët të jenë të hapura.

Për të paraprirë maratonën e Tiranës, është Run fun, një tjetër garë që të zhvillohet të shtunën,  ku garues janë edhe nxënës të shkollave të kryeqytetit.

Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026