Barazia gjinore, komisioneri-Parlamentit: Kodi i familjes duhet ndryshuar

20 Tetor 2023 | 17:15

Barazia gjinore në familje për herë të parë është vënë në fokus të një studimi të realizuar nga komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi. Në një intervistë për Euroneës Albania, drejtuesi i këtij institucioni Robert Gajda, na rrëfen se ka një disbalancë të madhe mes burrit dhe gruas, ku figura e babait është e aplifikuar ndërsa ajo e nënës thuajse e zhdukur si identitet.

“Në aktet administrative identifikues të personit ne vëmë re që ka një prevalencë të madhe të burrit në vetvete në familje dhe babit, si në çështje që lidhen me mbiemrin e familjes  por dhe të fëmijëve si në çështje të identifikimit të personit që ende kërkohet atësia dhe vetëm atësia si në çështje të kryefamiljarit, i cili na mbetet një koncept problematik”, tha komisioneri.

Në këto kushte, komisioneri është i mendimit se kodi i familjes duhet ndryshuar, dhe për këtë i është drejtuar me rekomandim parlamentit me kërkese për ndryshim të kodit të familjes.

“Parlamentit i është kërkuar të shikojë mundësinë e vendosjes së balancës gjinore si duke parashikuar mundësinë e mbajtjes së dy mbiemrave të bashkëshortëve si mbiemra të përbashkët të familjes. Kur dy partnerët kanë mbiemra të ndryshëm, kodi i familjes parashikon që fëmijës i vendoset një mbiemër që arrihet me marrëveshje, dhe në rastin kur arrihet marrëveshja merr automatikisht mbiemrin e burrit dhe kjo është diskriminuese, pasi nuk ka një arsyetim pse duhet të jetë automatikisht mbiemri i babait. Në këto raste është kërkuar të ketë dy mbiemra ose të jetë gjykata që vendos se cili mbiemër është në interesin më të lartë të fëmijë që duhet të vendoset”, shpjegon ai.

Shumë akte nënligjore dhe formularë tip që plotësohen në disa institucione dhe veçanërisht në shkolla, kërkojnë si pjesë të identifikimit vendosjen e atësisë, gjë për të cilën komisioneri i është drejtuar Këshillit të Ministrave për ndryshim.

Në gjykimin e komisionerit, këto ndryshime duhen bërë pasi kjo situatë ndikon jo vetëm në aspektin gjinor por edhe në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, dhe  aspektin ekonomik.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026