Ushtaraku tregon për stërvitjen e shqiptarëve kundër terrorizmit: Trajnohemi me SHBA
Ushtaraku Denis Deliu tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se që prej vitit 2016 në strategjinë e sigurisë kombëtare janë parashikuar një ndërveprim dhe trajnim i strukturave të sigurisë së shtetit.
Ai tregoi se është pjesë e trajnimeve që realizohen dhe në kohën kur ka pasur detyrën e komandantit të grupit te Forcat Speciale të Ushtrisë ka kryer disa trajnime me Shërbimet Sekrete Amerikane, me Forcat Speciale Amerikane në bashkëpunim me Forcat Speciale të Policisë së Shtetit për çlirimin e pengjeve në qendra tregtare, shkolla, objekte të rëndësisë së veçantë, etj.
“Më bëri përshtypje para dy ditëve nga burime të hapura, për herë të parë, Austria, një vend neutral, një vend i fortë dhe i qetë, futi në përdorim, për herë të parë, një koordinim të shërbimit sekret kombëtar, shërbimit sekret ushtarak, ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe ka rritur nivelin e sigurisë në nivelin më të lartë. Nga informacionet që ata kanë janë të detyruar që të bëjnë këtë gjë.
Ndërkohë ne shohim për shtetin shqiptar pas sulmeve në Charlie Hebdo në 2016-tën është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare nga presidenti i asaj kohe dhe qeveria shqiptare në strategjinë e saj ka parashikuar sinjalizimin, hetimin në kohë, goditjen e këtyre terroristëve apo grupeve, ndërkohë që ka parashikuar dhe bashkëveprimin, koordinimin ndërmjet medias, shoqërisë civile, ndërmjet strukturave të rëndësishme të sigurisë kombëtare siç janë shërbimi inteligjent shtetëror e ushtarak, Forcat e Armatosura, Forcat Speciale të Ushtrisë, Forcat Speciale të Policisë,” – u shpreh Deliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut