Osmani në takim me Kearns: Hetimet tregojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron Serbia

21 Tetor 2023 | 10:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Osmani e ka falënderuar Kearnsin për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj, teksa ka shprehur edhe mirënjohjen për angazhimin e saj për të ngritur vetëdijen për rreziqet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

“Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator”.

“Presidentja Osmani e ka informuar deputeten britanike me sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve të unifikuara ndërkombëtare për t’iu kundërvënë akteve të tilla terroriste dhe të agresionit në funksion jo vetëm të sigurisë së qytetarëve të Kosovës, por edhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, Osmani i tha Kearnsit se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa po vazhdojnë edhe hetimet nga partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, teksa ka kërkuar masa ndëshkuese ndaj shtetit serb.

Kearns po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, teksa gjatë takimit ka theksuar përkushtimin e saj për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026