“Krenar që Rai do flasë arbërisht”, Rosario Peta intervistë për Euronews Albania
Rosario Peta, kryetari i bashkisë së Piana dei Albanesi ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania për të folur rreth një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë arbëreshët. Televizioni kombëtar italian, Rai do të dedikojë një program në gjuhën arbëreshe.
Ai tha se ndihen shumë krenar që gjuha arbëreshe do të transmetohet në rai, pasi siç tha ai në fillim “janë arbëreshë, më pas shqiptar e më pas italianë”
“Ne jemi shumë krenarë se më në fund qeveria e Italisë pranoi të marrim pjesë në transmetimet e RAI-it nacionale, në të gjitha rajonet ku janë arbëreshët. Në fillim u bë një gabim ku u tha se gluha shqiptare në Kalabri, por është gluha arbëreshe ajo që do të flitet në të gjithë rajonet”,-tha kryetari i bashkisë së Piana dei Albanesi.
Kujtojmë se Komisioni Mbikëqyrës i RAI miratoi rekomandimet për kontratën e shërbimit Rai 2023-2028 e cila për herë të parë i referohet mbrojtjes gjuhësore të komunitetit shqiptar në Kalabri, te njohur si arbëreshe.
Një takim i rëndësishëm u zhvillua të hënën në prani të Këshilltarit Rajonal të Siçilisë Edy Tamajo me nënkryetarin e Senatit, Sen. Maurizio Gasparri, nënshkrues i ndërhyrjeve, mocioneve, interpelancave, dokumenteve, veçanërisht në lidhje me “përhapjen e gjuhës arbëreshe në kanalet Rai”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët