Policia në selinë blu, Berisha: Mercenerë të Ramës, nuk i takova fare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me vizitën e oficerëve të Policisë së Shtetit në selinë blu, ku u kërkua mbajtja e kontaktit në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij.
Berisha theksoi në fjalën e tij për gazetarët se nuk takoi oficerët e policisë pasi procedura është anti-kushtetuese. Ai theksoi se prokuroria duhet t’i dërgohet parlamentit për marrjen e autorizimit.
Ish-kryeministri theksoi se veprimet e SPAK janë të orkestruara nga Rama për të ndaluar aksionin opozitar që ka nisur.
“Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit”, tha Berisha.
Pyetje: Besoni se PS nuk do e marrë ketë vendim, nëse do të hyni në këtë procedurë.
Sali Berisha: Në vitin 2012, unë kam dërguar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto dhe kundërshtari më i egër i këtij ligji ishte Edi Rama. Por ai tani në panik të tmerrshëm, ka panik se ai e di që lëvizja dhe beteja është pa kthim, kishte dërguar, oficerë të lartë jo nga prokuroria, por drejtori i krimit ekonomik etj., që nuk mund të vinin kurrë, por të shndërruar në mercenarë mund të bëjnë çfarë u urdhërojnë. Unë nuk i takova.
Pyetje: Nuk patët asnjë takim personalisht.
Sali Berisha: Jo nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës.
Pyetje: Nuk pranuat vendimin që ata kishin ardhur të sjellin.
Sali Berisha: Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.
Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit