Ushtria izraelite paralajmëron se Hezbollahu po luan një lojë shumë të rrezikshme

22 Tetor 2023 | 09:46

Hezbollahu “po luan një lojë shumë të rrezikshme” dhe mund ta tërheqë Libanin “në një luftë nga e cila nuk do të fitojnë asgjë”, tha sot zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

“A është vërtet shteti libanez i gatshëm të rrezikojë atë që ka mbetur nga prosperiteti libanez dhe sovraniteti libanez për hir të terroristëve në Gaza,” pyeti zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Jonathan Conricus në rrjetin social X (Twitter), sipas CNN.

Conricus tha se Hezbollahu po sulmonte pozicionet izraelite pranë kufirit verior midis Izraelit dhe Libanit dhe “përshkallëzonte situatën”.

Më herët Hezbollahu kishte kërcënuar Izraelin se do të paguante shumë shtrenjtë nëse niste një ofensivë tokësore në Gaza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026