I paralizuari: U rrëzova 11 vjeç kur po luaja me shokët, mjekët më neglizhuan…

23 Tetor 2023 | 09:08

Një kategori e veçantë e maratonës së Tiranës ishte edhe ajo “Ëe too” e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa garuese.

Pjesë e garës së djeshme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur nëse ke një vullnet të fortë.

Ata ishin 22 garues me karroca që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Dovlet Xhangolli, anëtar i shoqatës së invalidëve paraplegjikëve, i cili ishte pjesë e kësaj maratone tregoi në emisionin  GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se kishte ngelur në një karrige me rrota që pas një aksidenti të ndodhur në moshën 11-vjeçare teksa luante me shokët e tij.

Ai rrëfeu se ishte rrëzuar dhe ishte dëmtuar në të gjithë trupin dhe vetëm 2 javë më pas mjekët kishin konstatuar problemin e tij në pjesën e këmbëve duke ia thënë shkurt se nuk do të mund të ecte më me këmbët e veta.

Dovleti u shpreh se vetëm pas disa vitesh kishte mësuar se në fakt kishte mbetur në karrige me rrota për shkak të neglizhencës së mjekëve, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë ai mund të ishte sot si të gjithë të tjerët.

“Fatkeqësisht mua më ka ndodhur në moshën 11-vjçare, një aksident, duke luajtur me shokët e mi moshatarë në atë kohë, një shkëmb u shkëput nga vendi ku ndodhej dhe më mori edhe mua me vete disa metra poshtë. Përfundova me brinjë të thyera, dëmtime në fytyrë i gjakosur gjithandej. Unë nuk kam ndjerë asgjë, vetëm ata që e pamë gjendjen time në atë kohë. Jam në këtë gjendje sot nga ai aksident që ndodhi 24 vjet më parë. Kam ardhur në vete gjatë rrugës prej 4 orësh nga fshati ku ndodhi ngjarja deri në qytetin e Gramshit. Mjekët e kanë dalluar vetëm pas 2 ditësh, kur unë u përmenda, nuk i ndieja këmbët. Më mbajtën në spital për 2 javë se kisha probleme më nofullën, më sollën te neurologjia, ku mjeku ma preu shkurt që ka këputur indet nervore, nuk bëhet dot asgjë, duhet të vazhdojë jetën në karrige me rrota. Disa vite më vonë mësova se nuk kishte qenë kështu, neglizhenca e mjekut bëri që unë të ngelem në karrige me rrota. Kisha pasur një hemorragji të brendshme që nuk ishte kapur në kohë që të riparohej përsëri. Shumë mjekë sot bëjnë habi si ka mundësi që e ka lënë kështu”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024