“21 vjeç u paralizova në ushtri, nuk u ngrita kurrë më”-flet Bajram Tirana
Bajram Tirana, kryetar i shoqatës së invalidëve tregoi historinë e tij se si ngeli në karrige me rrota në moshën 21-vjeçare.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se vite më parë kur ishte pjesë e ushtrisë u rrëzua dhe që prej asokohe nuk eci dot më.
Ai tregoi se oficerët nuk e besuan ndërkohë që një pjesë të fajit sipas tij e kishte dhe ndërhyrja e gabuar.
“Në Mamurras në stërvitje e sipër, në një kodrinë më rrëshqiti këmba dhe rashë nga mbrapa. Mora një dëmtim në shtyllë, por brenga ime dhe ajo që më rëndon shumë është se unë u ankova dhe oficerët e asaj kohe nuk besonin që unë kisha marrë një traumë, asokohe. Pasi ndenja tre ditë në shtrat më dërguan në spital të Laçit.
Unë asokohe njoftova familjarët e mi. Fatkeqësia ime ishte që unë shkova në Laç dhe nuk më pa asnjë mjek. Ata menduan se po i bëj bisht shkuarjes te Mali me Gropa. E mbaj mend si sot që kur jam rrëzuar më janë kryqëzuar këmbët dhe nuk u ngrita më kurrë. Kur shkova te spitali ushtarak ishte tepër vonë. Kam qenë jashtë dhe në momentin që kam treguar për ndërhyrjen që kam bërë ata smë kanë marrë përsipër”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë