Prodhimi i ullirit, pa përkrahje/ Fermerët kërkojnë mbështetje: S’kemi krahë pune

23 Tetor 2023 | 18:32

Fermerët e prodhimit të ullirit kërkojnë mbështetje nga institucionet. Ata deklarojnë se kanë nevojë për subvencione dhe garantimin e tregut.

“Ulliri është burimi kryesor i të ardhurave për mjaft fermerë të Qarkut Fier, por prodhimi i pakët i këtij viti, si edhe mungesa e krahut të punës, kanë bërë që fermerët të kërkojnë më tepër mbështetje, për këtë sektor të rëndësishëm të bujqësisë”,-tha fermeri. Ndërsa të tjerë shtuan:

“S’ka mbështetje nga shteti, mua nuk më ka ardhur njeri sa rrënjë ullinj ke të vijë të shikojë çfarë bëhet.

“Shteti të vërë dorë mbi  ata që kanë investuar se ajo është pasuri kombëtare dhe duhet t’i subvencionoje”

“Duhet mbështetur shumë ulliri, është bima më e mirë, po hajde merre Dapin ti 120 apo 125 mijë lekë kuintali ose Ure. Neve pak na lë ai do pastruar do plehëruar do vjelë do bërë me ilaç do punëtori do transporti se ne jemi akoma me gomar është turpi i kohës”.

Fermerët shprehen se ky vit është ndër më të vështirët, sa I takon prodhimit të ullirit. Kushtet atmosferike por dhe mungesa e krahut të punës, kanë ndikuar që të ketë një rendimet të dobët.

“ Prodhimi i ullirit këtë vit është shume i pakët. Hasim vështirësi për punëtore vij unë me gruan i vjel. Edhe duhet te kishte çmim ulliri sivjet. E kane mire te rinjtë qe ikin nuk ka leverdi , edhe unë ta marr punëtorin te vjelë do 30-40 mijë lekë në ditë”-tha fermeri.

“Kemi mbetur nga dy veta në çdo familje. Deri tani po, por i kam me krah edhe ne nuk kemi mundësi ta paguajmë tjetrin 20-25 mije lekë sot. Vjet vaji është shitur për një cope buke tani thonë po vete me 8 mije lekë unë nuk kam.

Si e vetmja formë që sigurojnë jetesës, ata shprehen se kjo situatë po kthehet në alarmante, pasi nuk arrijnë të mbulojnë dot as shpenzimet, që kërkon prodhimi i ullirit.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026