Manjani: SPAK nuk ka prova për Berishën, nuk e fusin dot në burg

23 Tetor 2023 | 21:34

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se SPAK nuk ka prova konkrete për Sali Berishën, ndaj ai nuk është një person i pandehur, por një person nën hetim.

Manjani shtoi se duke qenë se tre personat ndaj të cilëve janë ngritur akuza nga SPAK, janë persona nën hetim, masat e marra ndaj tyre për të hequr e kufizuar lirinë, janë antiligjore.

“Më lejoni të bëj edhe një herë një sqarim saktësues që është i domosdoshëm për çdolloj debati. Asnjë nga personat e sotëm, as Berisha, as Malltezi, as Bektashi, nuk janë të akuzuar nga shteti. Që shteti të ngrejë akuzë, kjo do të thotë se ndaj teje ka mbledhur prona, ndërsa kur shteti thotë të kam marrë nën hetim, kjo është një gjë tjetër. Nën hetim mund të jetë çdo shqiptar sot.

Nuk janë gjetur prova dhe këtë nuk e them unë, por e thotë SPAK, se kur SPAK thotë është persona nën hetim do të thotë që nuk ka prova se po të kishte prova do e merrte të pandehur. Kjo është si nata me ditën. A mund të merren masa sigurie,  veçanërisht nga ato që kufizojnë lirinë, apo i heqin lirinë njerëzve kur janë nën hetim? Këto masa merren ndaj personave e të pandehur”,-tha Juristi Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026