“Drejtësia prek edhe Berishën”, Iljazaj: Pushtetarët e kësaj qeverie janë trembur
Analisti Ervis Iljazaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se nga arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë për vetë ish-kryeministrin, pushtetarët e qeverisë janë trembur.
Logjika, sipas Iljazajt, është se në momentin që drejtësia shkon te Berisha me influencën e tij në politikë, gjithë të tjerët nuk llogariten.
“Logjika që bëhet është kjo. Po pse SPAK-u nuk heton Ramën që ne t’i quajmë të barabartë. Gjërat nuk ndodhin njëkohësisht. Ne nuk duhet të themi që SPAK-u funksionon vetëm nëse funksionon njëkohësisht në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë Sali Berishën dhe Edi Ramën. Ku e dimë ne që s’do të ndodhë? Askush nuk e di! Por unë një gjë e di me siguri, që sot ministrat, zv. ministrat, pushtetarët e kësaj qeverie janë të trembur sepse duke qenë se drejtësia shkon te Sali Berisha, një person shumë i rëndësishëm i sistemit 33-vjeçar, këto të tjerët i duken cironka fare, as nuk i merr parasysh. Ky është thelbi dhe momenti që po ndryshon në Shqipëri,” – u shpreh Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq