Izraeliti që përloti botën: Vdekja e vajzës ishte bekim për mua…

25 Tetor 2023 | 08:59

Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën qindra njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë…

Hand tha se vendi i tij ishte në luftë për rreth 12 orë sidomos ditën e parë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte shumë rrallë. Në një intervistë emocionale Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve…
“Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje”, tha babai me një zë që dridhej.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians ai tregoi se e kishte rritur vajzën i vetëm pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, por tha se ishte i lehtësuar që ajo kishte vdekur dhe nuk ishte kapur peng Hamasi.

“Nuk e dimë sa gjatë mund të mbaheshin pengjet, mund të ishte për vite dhe kur ata njerëz do të kthehen nuk do të jenë më të njëjtë. Nuk do të doja që ajo ta kalonte këtë situatë. Kemi një zonjë të moshuar që është liruar, por gjysma e fytyrës së saj është e lënduar, duhet ta kenë goditur, ka disa shenja në qafë dhe ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur me ta. Vdekja e saj është gjëja më  emirë që mund të kërkoja, ka vetëm dy zgjidhje që kam menduar; që ajo të ishte e vdekur apo e rrëmbyer në Gaza si peng”, tha ai

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024