Bujar Dugolli dhe Nexhmedin Spahiu: Koha për një klasë të re politike

9 Shkurt 2021 | 17:40

Këtë fundjavë Kosova voton për qeverisë së re. Duke qenë kaq pranë zgjedhjeve të gjitha forcat politike janë hedhur në sulm për të marrë sa më shumë vota. Bujar Dugolli, profesor Filozofie dhe Nexhmedin Spahiu, pedagog duke folur në “Balkan Talks” thonë se sondazhe ti japin fitore Vetëvendosjes dhe ky mund të jetë një moment në politikën e Kosovës për një ndryshim të ri.

Z. Spahiu mendon se ka ardhur koha që të largohet politika e vjetër dhe të qeverisin politikanët e rinj.

“Njerëzit që kanë drejtuar politikën në dy dekadat e fundit Thaçi e Veseli janë në Hagë dhe pritet shembja e piramidës të vjetër politike dhe radha për të drejtuar vendin i ka ardhur Kurtit dhe znj. Osmani,” – shprehet z. Spahiu.

I njëjtit mendim është edhe z. Dugolli, sipas të cilit në këto zgjedhje qytetarët do ndëshkojnë politikën e vjetër.

“Qytetarët e Kosovës po ndëshkojnë politikën e kaluar, por tani kemi Vetëvendosjen që ka fituar tre herë,  por është penguar të qeverisë dhe ka një politikë për zhvillimin e vendit. S’është vetëm pakënaqësia ndaj shtresës së vjetër politike, por edhe platforma e re e një klase të re politike,” – tha ai.

Nexhmedin Spahiu komenton edhe koalicionin Kurti-Osmani, thotë se mund t’i ndajë ideologjia politike por janë të dy të pa përfolur për afera.

“Nëse shihet nga kushtet e një vendi normal kemi të bëjmë me dy ideologji të ndryshëm por në Kosovë kjo është një gjë tjetër. Ndarja në shoqërinë kosovare është në hajdutë dhe të ndershëm dhe ata janë te ndershmëria,  e cila anon të këta të dy dhe është i natyrshëm ky koalicion,” – thotë profesor Spahiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026