Champions League| Gallata e ‘vogël’ për Bayernin, United merr fitoren e parë

25 Tetor 2023 | 13:33

Turqia rezultoi një vizitë për Bayernin e Mynihutm i cili mposhti pa vështirësi Galatasarayn. Skuadra gjermane triumfoi në shifrat 1-3, ndërsa rezultati u zhbllokua nga Coma, me Icardin që ktheu barazpeshën. Në vijim Kane dhe Musiala konfirmuan vendin e parë për bavarezët, që shkojnë kështu në kuotën e 9 pikëve.

Në grupi A më në fund është përmendur dhe Manchester United, i cili fitoi ndaj Kopenhagenit në shtëpi me rezultat minimal. Goli erdhi nga Maguire, ndërsa miqtë patën shancin e artë për të barazuar, por Larsson shpërdoroi një 11 metërsh. Fitore regjistruan dhe Reali i Madridit e Napoli në grupin C. Madrilenët kaluan pa probleme pengesën Braga, ndërsa kampionët e Italisë u mjaftuan me goli ne Raspadorit për të dalë me 3 pikë nga Berlini.

Pavarësisht fitores dhe me pikë të barabarta me Sociedadin, Interi renditet i dyti në grup, ndërsa mori një tjetër fitore. Zikaltrit ia dolën në shtëpi ndaj Salzburgut, teksa spanjollët morën 3 pikë me vlerë në transfertën e Portugalisë, duke zhytur Benfikën. Arsenali mori sërish kreun e grupit pasi mposhti Sevillan në transfertë, ndërsa Lens u ndal nga PSV në barazimin 1-1. Llogaritë janë të hapura në grupe, ndërsa aktualisht është mbyllur gjysma e kësaj faze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026