Flet vullnetari: Izraelitja u mbulua me gjakun e saj që t’i shpëtojë Hamas

26 Tetor 2023 | 08:42

Raphael është një vullnetar i ndihmës emergjente nga Izraeli i cili jeton në Efrat por që për shkak të punës është detyruar të shkojë në qytete të ndryshme të vendit për të dhënë ndihmën e tij.

Për shkak të luftës aktualisht ka mbi 120 mijë të zhvendosur brenda Izraelit, njerëz të cilët kanë jetuar në Rripin e Gazës. Ata janë sulmuar më 7 tetor në qytetet dhe fshatrat që janë në pjesën veriore të kufirit midis Izraelit dhe Libanit, për shkak të kërcënimeve të Hezbullahut.

Autoritetet vendase po punojnë për hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, me qëllim që këto ndihma të shpërndahen për qytetarët, e jo për Hamasin, sepse, Hamasi është duke vjedhur ç’të mundet duke e marrë nga popullsia civile, në mënyrë që të përmbushë nevojat e veta.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tergoi historinë e një izraeliteje e cila u detyrua të priste trupin dhe të mbulohej me gjakun e saj që t’i shpëtonte terroristëve të Hamasit.

“Kemi parë skena që nuk kemi dashur kurrë ti shihnim. Kam parë një grua që ishte në festivalin Supernova, kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe ajo arriti të mbijetojë duke marrë gjakun e saj dhe duke u mbuluar me të. Ka hequr rrobat e saj dhe ka bllokuar gjakderdhjen dhe ka qëndruar ashtu për disa orë derisa ushtria izraelite e ka shpëtuar. Kur e sollën në spital për shkak të gjakderdhjes së madhe rrezikonte t’i prisnin krahun”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024