Masat anti-COVID, rajoni i Atikës dhe Athina për të dytën herë hyjnë në një izolim të plotë

10 Shkurt 2021 | 06:27

Autoritetet në Greqi vendosin të forcojnë masat kufizuese për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike.

Pas një takimi emergjent me ministrat dhe ekspertët shëndetësorë kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi se duke nisur nga dita e enjte Athina dhe rajoni më i madh i shtetit fqinj Atika do të hyjnë në një izolim të plotë, në përpjekje për të ulur rastet e të infektuarve me COVID-19 dhe për të ndihmuar disi shërbimet shëndetësore.

“Qëllimi është që të jemi gjithmonë një hap përpara virusit dhe kjo taktikë ishte efektive me kufizimet e fundit në janar. Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet. Jo në formën e mijëra të sëmurëve dhe vdekjeve, si në vendet e tjera evropiane, por me dy fakte që na shqetësojnë shumë – nga njëra anë, rritja e shtrimeve në spital në Atikë ku ambientet shëndetësore po mbushen gradualisht, dhe nga ana tjetër mutacionet e virusit që duket se përshpejtojnë transmetueshmërinë e tij. Mund të presim edhe disa ditë, por këmbanat e alarmit po bien dhe ne kemi mësuar të veprojmë në mënyrë që të parandalojmë problemin dhe të mos ndjekim problemin”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Kufizimet e reja në kryeqytet, ku jeton gjysma e popullsisë së Greqisë prej 11 milionë banorësh, përfshijnë mbylljen e dyqaneve jo thelbësore dhe shkollave nga 11 shkurt deri në fund të muajit.

Restorantet baret do të mund të ofrojnë vetëm shërbimin delivery. Ky është izolimi i dytë i plotë për rajonin pas bllokimit të vendosur në valën e parë të pandemisë gjatë pranverës.

Një ditë më parë në shtetin fqinj u raportua për 1,526  të prekur, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar një ditë më parë – gjysma e tyre në zonën e gjerë të Athinës,  dhe numri i viktimave  në total arrin në 6,017.

Greqia, e cila e ka menaxhuar relativisht më mirë situatën se shumë shtetet të tjera evropiane, u detyrua të vendosë një bllokim të pjesshëm në nëntor pasi infeksionet filluan të rriteshin, duke kërcënuar të mbingarkonte një sistem shëndetësor të dobësuar nga një krizë financiare dhjetëvjeçare.

Lexoni gjithashtu:

Greqia vendos masa të reja anticovid për fluturimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026