“SPAK mund të kërkojë masë arresti”, avokati: Ç’ndodh nëse Berisha refuzon gjykatën
Në GJKKO është shtyrë sërish seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës pas kërkesës së avokatëve të këtij të fundit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Avokati Arben Llangozi tha në një intervistë për Euronews Albania se refuzimi i vazhdueshëm i gjykatës nga Berisha mund të bëjë që SPAK të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj tij siç është ajo e arrestit.
“Në seancën e sotme mendoj se Berishës do t’i mbetet në fuqi masa e sigurisë dhe Berisha do ta ankimojë në gjykata më të larta, kjo është zgjidhja e vetëm që Berisha të zhbëjë atë gabim që gjykata e ka bërë. Mendimi im është se në momentin që Berisha vepron në kundërshtim me gjykatën, SPAK do kërkojë nga kuvendi që t’i hiqet imuniteti dhe aty ai rrezikon masa më të rënda kufizuese si arrest shtëpie apo arrest me burg, por kjo varet nga provat që ata do mbledhin. Ndaj mendoj se SPAK do i kërkojë kuvendit heqjen e imunitetit dhe Berisha do përballet si qytetar i lirë, aty masat janë më të rënda pastaj”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)