Kryeministri armen shpreson për marrëveshje paqësore me Azerbajxhanin

26 Tetor 2023 | 12:31

Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian të enjten.

Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta.

Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por ishte udhëhequr prej viteve ’90 nga armenët etnikë.

Pashinian tha për The Wall Street Journal se Jerevani nuk sheh ndonjë përparësi për të vazhduar të jetë nikoqir i bazave ushtarake të Rusisë në territorin e vet më.

“Këto ngjarje kanë bërë që ne të vijmë deri te një vendim se kemi nevojë t’i zgjerojmë marrëdhëniet në sferën e sigurisë, dhe tani po mundohemi ta bëjmë këtë”, tha Pashinian.

Në shtator, Nagorno-Karabaku ra në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i mposhtën luftëtarët etnikë armenë, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026