Burri lyen me lëndë djegëse veten dhe bashkëshorten në Tiranë, arrestohet
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme ka lyer me lëndë djegëse veten dhe bashkëshorten.
Bëhet me dije se 49-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka kryer aktin e paprecedentë në rrugën “Vangjel Noti”.
Më pas ai është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese, ku dhe është ndaluar nga efektivët e policisë.
Gjatë kontrollit atij i është gjetur në cilësinë e provës materiale një mjet prerës tip thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij