Refuzimi i seancës në GJKKO, Berisha: Zbatoj Kushtetutën, ja kur do paraqitesha

26 Tetor 2023 | 13:29

Sali Berisha në një dalje për mediat tregoi se nuk është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi sipas tij po shkelet Kushtetuta.

Ai theksoi se avokatët kanë paraqitur një kërkesë për largimin e gjykatësit që do të merrej me çështjen e tij duke theksuar se në Gjykatë do të paraqitej në momentin që do e thërrisnin për efekte hetimore dhe jo për ta njoftuar për masën e sigurisë.

“Asnjë masë me asgjë mbi tokë, vrullin e kësaj beteje pa kthim nuk mund tëa ndaloj. E vërteta është se përfaqësuesit e mi shkojnë aty për të treguar se unë ndaj Gjykatës , Institucionit, tregoj respektin tim. Unë mund të mos i çoja fare. Ata kanë paraqitur një kërkesë, largimin e kësaj gjykatëse. Ishte fenomenale. Edi Rama ia nisi. Kanë shkuar për këtë qëllim. I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse Gjykatësja do të thoshte se kërkoj Sali Berishën për efekte të hetimit të Gjykatës, çka është e drejtë ligjore e saj, unë do shkoja sa herë të thërriste. Ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar Kushtetutën. S’ka histori më të turpshme se kjo”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026