Rriten rastet me osteoartrit, OBSH: 528 milionë të prekur, dëmton artikulacionet

26 Tetor 2023 | 17:14

Osteoartriti, sëmundja që prek të gjitha artikulacionet dhe mund të çojë deri në invaliditet, ka prekur 528 milion njerëz në mbarë botën.

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën me dije, se në  30 vite kjo sëmundje e nyjeve, është rritur me 113%.

Osteoartriti është një gjendje degjenerative e kyçeve e cila shkakton dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi, duke ndikuar në aftësinë e një personi për të lëvizur lirshëm.

Ajo konsiderohet një sëmundje e paevitueshme me rritjen e moshës. Sipas të dhënave globale, rreth 73% e njerëzve që jetojnë me osteoartrit janë mbi 55 vjeç.

Sëmundja është më e shprehur tek femrat të cilat përbëjnë  60% të totalit.

Veç plakjes, ekspertët vlerësojnë se osteoartriti haset dhe tek moshat e reja.

Disa faktorë që rrisin riskun për osteoartritit janë lëndimet, si fraktura, tendosje, stres i përsëritur në sport ose në punë, sëmundjet para-ekzistuese të kyçeve, sëmundje specifike metabolike, si diabeti apo obeziteti.

Parashikimet janë se me plakjen e popullsisë dhe rritjen e shkallës së obezitetit dhe lëndimeve, prevalenca e osteoartritit pritet të vazhdojë të rritet globalisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026