Djegia e plehrave helmon Vlorën, banorët e lagjes “24 maji” në alarm
Në qytetin e Vlorës, pasojat që ka lënë zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vazhdojnë të ndihen edhe sot. Më të prekur nga kjo katastrofë, janë banorët e lagjes “24 maji”, të cilët nuk ankohen për herë të parë për këtë situatë.
“Po, jam banorë i kësaj lagje edhe jemi shumë në rrezik nga ky zjarri që ndizet. Ne po vemi tre muaj që zjarri tymi na rri mbi kokë, mbi fëmijët tanë, mbi jetën tonë, na rrezikon shëndetin. Ne kemi vajtur jemi ankuar gjithmonë, atje për këto veprime, pothuajse për këtë periudhën 3 mujore ne nuk na kanë lënë një ditë, pa ndezur zjarrin. Si qëllimisht duket kjo gjë. Populli është lodhur me këto veprime, se nuk i shkon llafi, nuk i shkon protesta, këta janë shumë të fuqishëm për veprimet antipopullore. S’kemi ca të themi më!”
Prej vitesh banorët e kësaj zone të lagjes “24 maji” në Vlorë bashkëjetojnë me zjarret në fushën e mbetjeve urbane, ndërsa tymin e kanë tashmë si një pjesë të familjeve të tyre.
“Këtu po bëj 25 vjet që jetoj këtu, jemi zënë ngusht fare, s’e çan kokën njeri fare. Vetëkuptohet që dëmton shëndetin kjo situatë. E fikën njëherë ata të bashkisë, e ndezën prap se kush e ndez? “
Marrëveshja e bashkisë së Vlorës me operatorin që operonte në këtë landfill, për ta vënë atë në funksion, është prishur, çka do të thotë se shumë shenjt mbetjet do të depozitohen në landfilldin e sherishtës dhe kjo fushë nuk do të jetë më grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit. Por, deri atëhere vështirësia e jetesës për banorët që jetojnë në këtë zonë, vazhdon të thellohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta