“Privatizimi i ‘Partizanit’ proces legjitim”, Berisha: 3 vite hetime, asnjë provë
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat këtë të shtunë se privatizimi i klubit Partizani është një nga proces legjitim.
Sipas tij, prokurorët edhe pse kanë hetuar për tre vite me radhë nuk kanë gjetur asnjë provë konkrete kundër tij, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit apo dikujt tjetër.
“Dy fjalë për privatizimin e klubit partizani. Ju garantoj se me gjithë përpjekjet e disa mediave, ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë.
Prokurorët e Edi Ramës, pas 3 vitesh hetime nuk gjetën asnjë provë kundër meje, dhëndrit tim Jamarbër Malltezit apo ndonjë tjetri. Nuk arritën sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës të kryer nga Edi Rama për ndryshimin e orientimit nga sport në zonë banimi, i kryer nga Edi Rama në 2006. Nuk ka asnjë shkelje ligji. Janë pyetur me dhjetra e dhjetra punonjës, asnjë prej tyre nuk del të thotë se Sali Berisha më ka bërë presionin më të vogël apo Malltezi shkeli në zyrën time apo më bëri presion.”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet