Deputeti gjerman Krishbaum: Akuzat e SPAK ndaj Berishës janë shumë të rënda

28 Tetor 2023 | 11:34

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CDU ishte në një konferencë për mediat këtë të shtunë, ku ndër të tjerat u shpreh edhe për çështjen e hetimit që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se ëhstë takuar me shumë pjesëtarë të opozitës, nga të dy grupet e demokratëve, por me Berishën nuk mund të takohet, pasi akuzat ndaj tij janë shumë të rënda, pasi bëhet fjalë për procese që përfshijë prona të caktuara.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Gjithashtu edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment.

Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026