Heqja nga lista gri e pastrimit të parave, Civici: Çfarë përfiton Shqipëria

28 Tetor 2023 | 16:07

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici tha në një intervistë për Euronews Albania se heqja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave ku kishte hyrë në 2020 do të japë një impakt pozitiv në ekonomi nëse vijon të ruhet ky trend.

Civici e vlerësoi si lajm shumë të mirë për vendin heqjen nga kjo listë, pasi tani Shqipëria konsiderohet si vend normal dhe interesant për investimet e huaja direkte.

“Është lajm shumë i mirë që institucione të rëndësishme në botë e hoqën Shqipërinë nga kjo listë, duke e konsideruar  një vend normal. Ndikimi më i madh ka të bëjë me faktin se një vend që del nga kjo listë bëhet interesant për investimet e huaja direkte dhe në borxhin publik, që Shqipëria mund të dalë sërish në tregun ndërkombëtar dhe vlerësimi i Shqipërisë si një partner më i sigurt financiar”, tha Civici.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026