“S’e dimë sa e ka shitur lëkurën Kurti!” Spahiu: Plani franko-gjerman plan këmbimi!

28 Tetor 2023 | 20:59

Analisti Nexhemdin Spahiu tha në emisionin Review në Euronews Albania se plani franko-gjerman është një plan këmbimi; asociacioni i komunave serbe në këmbim të njohjes së Kosovës.

Sipas tij, ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës, që bënin kompromise duke mos marrë asgjë në këmbim, Kurti po e kondicionon me njohjen nga ana e Serbisë, që është qëllimi më i lartë.

“Nuk është çështja nëse asociacioni është brenda Kushtetutës apo e tejkalon, se mund të jetë brenda kushtetutës, por mund ta ndryshojë më vonë, varet cilat do të jenë kompetencat e këtij asociacioni. Deri tani s’e dimë sa e ka shitur lëkurën Albin Kurti, s’e dimë nëse ky propozim i dëmton pak apo shumë interesat e Kosovës. Çështja është se tani, ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm që bënin kompromise duke marrë asgjë në këmbim, Kurti po e kondicionon me njohjen nga ana e Serbisë. Plani franko-gjerman është formulë këmbimi, është asociacioni dhe njohja de fakto dhe de juro nga Serbia”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026