Mema kundërshton analistët: Flisni sa te doni, rrugët të çojnë drejt Beogradit!
Avokati Medlir Mema tha në emisionin Review në Euronews Albania se zgjidhja përfundimtare e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë është në Beograd.
Sipas tij, Kurti ka meritat se ka treguar që mund të merret një marrëveshje më e mirë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Fakti që ndërkombëtareve u janë hapur sytë për Serbinë është një argument qesharak se të gjithë e dinë kush është Serbia. Interesat janë ndërkombëtare, të vendeve përkatëse. Nëse dikush këmbëngul në fundin të kësaj çështjeje nuk është për interes të këtyre dy vendeve, por për interesa vetjake.
Rrugët të gjitha të çojnë drejt Beogradit; nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës pa dakordësinë e Beogradit, është e qartë. Përtej kritikave të shumta ndaj Kurtit, ai ka treguar se mund të marrësh një marrëveshje më të mirë se ajo që ka qenë më parë, ndaj duhet të vazhdojë me këmbëngulje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Mema.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve