Ditët e “Mios”, kolonia e piktorëve mbledh mbi 50 artistë nga vendi dhe bota

29 Tetor 2023 | 15:40

Rreth 50 piktorë nga gjithë bota janë mbledhur në Korçë për të marrë pjesë në koloninë artistike “Ditë e Mios’, kushtuar piktorit të madh Vangjush Mio.

51 piktorë, 29 prej te cileëve nga vende të ndryshme europiane pjesë e kolonisë “Ditët e Mios” kanë paraqitur punimet e tyre në ekspozitën e përmbylljes të këtyre ditëve. Për herë të parë në 13-të edicionet e kësaj kolonie kanë marrë pjesë piktorë të huaj të ardhur nga vende të ndryshme të cilët sollën punimet e tyre me ngyrat e vjeshtës.

Për kordinatorin e njohur Fatos Bylykbashi nuk ka qenë e veshtirë për të sjell këtë vit kaq shume piktorë te huaj në këtë koloni. Edhe në kushte kur pjesa me e madhe e tyre nuk kishin dëgjuar për Korçën ashtu siç nuk kishin informacion për kolonine.

Për Korçën, por dhe koloninë fjalët me të mira janë thënë nga piktoret e huaj edhe ne kushte kur vinin për herë të parë në këtë qytet për t’ju bashkuar kolonisë së “Mios” së madh.

“Është hera e parë që vij në këtë koloni,x kisha qenë më parë në Shqipëri por është hera e parë që marr pjesë në koloninë e piktorëve”-tha Jeff Roland.

“Ishte privilegj të isha këtu, Korça më ka mahnitur. U ndjeva si në shtëpi dhe njerëzit ishin shumë mikpritës”- theksoi Mishel Valcheva.

“Ishte hera ime e parë në Korçë, ndihem shumë mirë këtu. Vendet janë fantastike, natyra, vjeshta, pikturat buronin nga shpirti dhe jam e lumtur që mora pjesë

Me pëlqeu ky vendi këtu, u përpoqa të fusja brenda diçka imagjinare. Dy anët e katedrales janë mbreti dhe mbretëresha, e duan njeri tjetrin dhe nuk ka asgjë që i ndan “- tha Niko Tamoutselis

“Vij nga Greqia, është hera ime e 5-të që vij në Korçë ndërsa në koloni është hera e parë që marr pjesë. Stërgjyshi im ka lindur në Korçë e me pas emigroi drejt Greqisë. Vij nga Follorina dhe qyteti aty është pak a shumë i njëjtë me Korçën. Punuam me piktorë nga i gjithë Ballkani dhe pati shumë bashkëpunim ”

Të gjithë piktorët e kësaj kolonie gjatë ditës të  “Mios” kanë realizuar nga dy punime në pikturë, njerën nga këto piktura ja kanë dhuruar galerisë se artit të këtij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026