Përplasja ndodhi për pronën, policia për konfliktin e Mark Frrokut: U qëllua me armë
Policia e Durrësit ka zbuluar detaje në lidhje me konfliktin e ndodhur të dielën në “Kepin e Rodonit” në Durrës, ku u arrestuan 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputeti i parlamentit të Republlikës, Mark Frroku.
Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.
Konflikti me palën tjetër ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet mbi një pronë, në një nga zonat më të “lakmuara” në Durrës, te Kepi i Rodonit.
Të dyja palët pretendojnë pronësinë për shkak se janë të pajisura me certifikatë pronësie.
Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka njofton policia.
Gjithashtu u hpall në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ndërkohë në gjëndje të lirë është proceduar shtetasi Ndue Sokoli për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
Mark Frroku dhe përfaqësuesit e kishës akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Ndërkohë të arrestuarit nga pala tjetër akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;
“Ditën e djeshme, shtetasit B. K., E. R., O. R., Y. R., banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit N. S., M. F., A. L., P. D. dhe M. L., përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi B. T.
Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës