U la “detyrim paraqitje“ nga GJKKO, Berisha ankimon masën kundër tij
30 Tetor 2023 |
13:24
Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar këtë të hënë masën e caktuar nga GJKKO ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Berisha vetë e ka quajtur këtë hetim ndaj tij si një sulm politik e deri më tani ka refuzuar të paraqitet në seancat gjyqësore në GJKKO.
Ai madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës