Batuta te Ekonomia, Shalsi “ngatërron” deputetin: S’jam Frroku, Frroku është në…
Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua ditën e diel nga policia, pas një konflikti për pronat të ndodhur në “Kepin e Rodonit” në Durrës.
Emri i tij u bë objekt i një ngatërrese dhe në Komisionin e Ekonomisë këtë të hënë, ku kryetari i komiisonit Eduart Shalsi, teksa diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”.
Kjo ngatërresë ka bërë që deputeti i PS të përgjigjet me humor duke i thënë “s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…”.
Më tej Shalsi ka vijuar me humor punën e komisionit duke i thënë: “Frrok Gjini pra”.
Ngatërresë e cila ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e tjerë të pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutuan ndryshimet në projektbuxhet dhe dy nisma nga deputetët e opozitës.
Pjesë nga diskutimi:
Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar
Gjini: Deri në 2022 o vëlla
Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku
Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…
Shalsi: Frrok Gjini pra… (buzëqesh)
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë