Avokati i kishës te Kepi i Rodonit: Punonjësit e shtetit falsifikuan letrat e pronës
Avokati Sokol Dendreaj, përfaqësues ligjor i Provincës Françeskiane në Shqipëri tha se në pronën te Kepi i Rodonit, punonjësit e shtetit kanë falsifikuar letrat e pronës për të cilën dy ditë më herët pati një konflikt të dhunshëm mes banorëve dhe përfaqësuesve të Kishës Françeskiane. Ai tha se ka mospërputhje të metrave katror dhe gjithashtu ndryshon edhe lloji i pasurisë.
“Mendimi im, duke parë edhe dokumentacionin që unë e disponoj, në lidhje me pretendimet dhe paraqitjen e kësaj certifikate, kartele pasurie dhe hartës treguese nga familja Kaculi është vënë në dispozicion provinca françeskane dhe për këtë arsye në vitin 2019 i është referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për kallëzim penal sepse ne mendojmë se punonjësit e shtetit kanë falsifikuar këtë dokument dhe na rezulton kjo pasuri”,-tha avokati.
I pyetur sa se është hapësira për të cilën mendohet se është falsifikuar dokumenti, avokati u përgjigj:
“Sipërfaqja për të cilën bëhet fjalë është 5700 që pretendon familja Kaçuli, ndërsa e vërteta është se ajo sipërfaqe për të cilën provinca françeskane e ka marrë si sipërfaqe në 2008 është 4114 metra katror. Gjithashtu ndryshon lloji i pasurisë”,-tha avokati.
Kujtojmë se për këtë ngjarje janë arrestuar disa persona të përfshirë në konflikt, përfshirë këtu edhe ish-deputeti Mark Frroku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës