“Shtëpia ku rrija në Gaza u shemb nga sulmet, u larguam drejt jugut”-Palestinezi

31 Tetor 2023 | 09:28

Palestinezi Ibrahim AlAgha tregoi për “Good Morning Albanians” se si arriti të evakuohej së bashku me 90 personat të cilët ishin mbledhur të gjithë në një shtëpi, pas shpërthimit të luftës në Gaza.

Ai tha se janë larguar të gjithë me makinë dhe kanë shkuar për në jug të Gazës, pasi shtëpia e tyre u targetua dhe u shemb nga sulmet izraelite.

“Falë zotit jemi të gjithë të sigurt. Shtëpia jonë u targetua nga dhe u shemb sulmet. Kështu që për fat të mirë ne jemi mirë”,-tha ai.

Ibrahim AlAgha dhe gruaja e tij Hamida po kalonin disa pushime të zgjatura në Gaza kur filluan sulmet ajrore izraelite në këtë territor.

Ata janë shtetas irlandezë dhe kishin dashur që tre fëmijët e tyre të lindur në Dublin të njihnin të afërmit e tyre palestinezë dhe të mësonin për gjuhën dhe kulturën. Por familjes iu desh të përballej me shpërthimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024