Avdullah Hoti: LDK synon fitore bindëse, Osmani nuk sjell asnjë ndikim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tregon në një intervistë për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro situatën politike përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fushatën e tij për t’u ri-mandatuar me Lidhjen Demokratike si drejtues të vendit.
Kryeministri i Kosovës tha se objektivi për zgjedhje e 14 shkurtit është që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë parti e parë me diferencë dhe hodhi hije dyshim për sondazhet duke i quajtur si propagandë e Vetëvendosjes.
“Pritja jonë është të dalim bindshëm parti e parë. Në bazë të vlerësimeve nga terreni kemi strukturat ndër vite dhe që punojnë shumë. Unë garantoj që sondazhin e vërtetë do e shihni të dielën se besoj që sondazhet bien poshtë me dy deri në tre argumente” – shprehet kryeministri Hoti.
Për daljen nga qeveria ai tha se, LDK prishi koalicionin për VV për shkak të qëndrimeve të SHBA kundër Albin Kurtit ku përmendi dhe kërcënimin për të tërhequr trupat.
Qëndrimet e Vjosa Osmanit, e cila ishte kryesuese e listës së LDK në zgjedhjet e kaluara, z. Hoti i cilësoi propagandë për të ndryshuar perceptimin e realitetit.
Ai tha se bashkimi i znj. Osmani me VV nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin zgjedhor të LDK-së.
Lidhur me mundësitë për koalicion pas zgjedhjeve z. Hoti tha se LDK nuk ka vija të kuqe ndërsa konkretisht për VV-së tha se kanë dallime në program
VV tha ai ka bërë çdo veprim kundër marrëveshjes së Uashingtonit, të cilët e konsideroi një marrëveshje historike.
“Në çdo hap të shtet ndërtimit të Kosovës kanë qenë në anën e gabuar dhe me vetëdije”, tha z. Hoti.
Për emrin e presidentit të ri të Kosovës, z. Hoti tha se pret që në krye të shtetit të zgjidhjet një person me integritet të lartë dhe pak rëndësi ka nëse vjen nga politika apo jashtë saj.
Lajmi në përditësim…
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital