“Flamuri Kuq e Zi është medalja ime, se kam lëshuar asnjë moment”-kampioni shqiptar
Kampioni karatesit, Alvin Kariqi ishte mëngjesin e kësaj të mërkur i ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka treguar se momenti më emocionues për të ishte kur gjatë lojërave olimpike iu tha se ai do të ishte flamurmbajtësi i ekipit shqiptar.
Sipas tij në atë moment lojërat europiane kishin përfun duar, pasi ai moment i vlente më shumë se medalja të cilën e fitoi më pas.
Ditën e djeshme kampioni u nderua nga kryeministri Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”, ku i emocionuar, kampioni tha se “Flamuri Kuq e Zi është medalja ime, nuk e kam lëshuar asnjë moment”
“Kjo fjalë po përfshin të gjithë situatën e kësaj medalje. Këto janë momente të paharrueshme. Në momentin që mua mu dha lajmi se unë do të jem flamurmbajtës nga presidenti dhe nga ekipi olimpik shqiptar, unë deri sa e kam marrë flamurin në dorë, nuk e kam besuar, sepse e kisha ëndërruar gjithë jetën.
Teksa mbaja flamurin unë harrova që do ndeshesha ditën tjetër, e do më duheshin krahët e mi, për tre orë jam mundura ta mbaj flamurin sa më lart, pa e lëshuar në asnjë moment. Për ekipin olimpik që ka qenë aty, e kanë parë se sa shumë vlertë kishte kjo për mua dhe se si më shkëlqenin sytë.
Trajnerët e mi e shikonin që për mua ky ishte një moment shumë i bukur. Kjo u kremtua edhe me një medalje tjetër, por për mua lojërat europiane në mendjen time përfunduan atë ditë, por besoj se ka qenë edhe arsyeja se pse unë fitova, pasi mu ngrit morali”,-tha kampioni.
Kujtojmë se Karateisti nga Kosova i cili përfaqësoi Shqipërinë, i solli asaj medaljen parë të lojërave olimpike pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha