Kaos në Kuvend, Bardhi përplaset me Nikollën në korridor: Ç’bëra që më përjashtove

1 Nëntor 2023 | 10:30

Ende pa nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nisi kaosi mes deputetëve. Deputetët demokrat bllokuan nisjen e mbledhjes ku pritej të prezantohej projektbuxheti nga ministri Ervin Mete.

Ky bllokim vjen si shkak i përjashtimit të 6 deputetëve demokrat ditën e djeshme.

E ndërsa  deputetët gjenden në korridoret e kuvendit, Gazment Bardhi dëgjohet teksa pyet kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla se përse është përjashtuar ai nga seancat parlamentare.

“Për ça më ke përjashtuar ti mua? Ça kam bërë unë?” i është drejtuar ai Lindita Nikollës.

Kujtojmë se sekretariati i etikës ka vendosur të përjashtojë 6 nga 7 deputetët e PD të kërkuar nga mazhoranca, përveç deputetit Lefter Gështenja.

Konkretisht u përjashtuan me 10 ditë nga seancat deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi.

Për këtë arsye deputetët e partisë demokratike bllokuan në shenjë proteste sallën e konferencës se kryetarëve dhe nuk lejoi te zhvillohet mbledhja. PS tenton ta bëjë mbledhjen në salla të tjera dhe në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikollës , por deputetët demokrat sërish nuk e lejuan një gjë të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026