Durrës, gjatë vitit 2023 kanë humbur jetën 5 persona në vendin e punës
Pesë persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë 9-mujorit të këtij viti në qytetin e Durrësit.
Treguesit statistikorë të aksidenteve në punë, të trajtuara dhe hetuara nga Inspektoriati i Punës, flasin për një rënie me 25%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Kemi një rënie me 25% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2022. Në vitin 2022, përgjatë 9 muajve kemi 29 raportime dhe inspektime, ndërkohë në 9-mujorin e 2023 kemi në total 23 aksidente apo incidente në punë, ku nga këto, në 2022 4 kanë qenë me pasojë vdekjen, ndërsa në 2023 kemi 5 me pasojë vdekjen,” – u shpreh Bledar Voka, drejtues i ISHPSHS sektori Durrës.
Sipas Vokës, pjesa më e madhe e aksidenteve me pasoja fatale për jetën nuk lidhen drejtpërdrejtë me procesin e punës.
“Rastet që kemi pasur më shumë të vdekur, 1 ka qenë në ndërtim dhe 4 të tjerët kanë qenë aksidente rrugore. Dhe ligji, dhe VKM-ja 788, e përcakton që kur një person, edhe nëse është nisur për në punë, apo duke u kthyer nga puna, ajo kategorizohet si aksident në punë, pavarësisht se ka qenë jashtë detyrave të caktuara,” – u shpreh Voka.
Rastet e incidenteve me pasojë vetëm dëmtimin e punonjësve janë më të shumta, dhe për këtë listën e kryesojnë ndërmarrjet prodhuese.
Qarku i Durrësit ka 13 mijë subjekte të regjistruara, ndërsa Inspektoriati arrin të mbulojë vetëm rreth 1200 inspektime në vit. Prandaj Voka apelon për më shumë fushata ndërgjegjësimi dhe më pak frikë për të raportuar rastet.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë