Policia rrethon parlamentin, Berisha-socialistëve: Ikni, sot shpallim grevën e urisë
Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit këtë të enjte. Deputetët e opozitës kanë përmbysur karrriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Në një prononcim në rrjete sociale, nga brenda ambienteve të parlamentit, Berisha njoftoi se deputetët demokratë do të shpallin sot grevën e urisë.
Ai u kërkoi kolegëve të maxhorancës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një seance normale.
“Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë do të shpallim grevën”, tha Berisha.
Nga ana tjetër Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Në terren është parë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, duke koordinuar punën e efektivëve.
“Përveç numrit të lartë të gardistëve kemi vënë re dhe një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit
Është vënë re prania e Drejtorit të Policisë së Tiranës në ambientet jashtë ambienteve të parlamentit, duke koordinuar punën e policisë në rast të eskalimit të situatës brenda ambienteve të parlamentit.
Jashtë parlamentit nuk ka qytetarë të grumbulluar, por duket se policia i ka marrë të gjitha masat nëse do të ketë një përshkallëzim të situatës”, bëri me dije gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik