“Kallëzim penal për Lindita Nikollën”, Bardhi: Lejoi gardën e armatosur në Parlament
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se do të dorëzojnë një kallëzim penal për kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ky kallëzim sipas tij do të bëhet pasi kryeparlamentarja Nikolla lejoi të futeshin punonjës të gardës, të cilët ishin të armatosur.
“Shprehim indinjatën e thellë për sjelljen e sotme të kryetares së Kuvendit e cila lejoi në shkelje flagrante të ligjit futjen në sallë, pa pasur asnjë situatë, të punonjësve të gardës të cilët kanë qenë të armatosur.
Për këtë arsye me urgjencë grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyra ndaj kryetares së kuvendit e cila mendon se do të tremb ë opozitën me gardistë të armatosur.
Mendon se do e ndalojë opozitën të ngrejë zërin për të drejtat e veta duke përdorur institucionet ligj zbatuese të këtij vendi. Asnjë veprim i dëshpëruar i Edi Ramës dhe kukullës së tij në krye të vendit nuk do e ndalë opozitën të kërkojë të drejtat e veta minimale”,-tha Gazment Bardhi.
Kujtojmë se Gazment Bardhi nuk ishte i pranishëm në sallën e parlamentit ditën e sotme pasi ai është përjashtuar për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus