“Nuk hanin qepën, as hudhrën”-shqiptari tregon si u gjykuan prindërit në Australi
Studiuesi Naim Flamuri tha në “Good Morning Albanians” se prindërit e tij, kur kanë shkuar në fillim në Australi janë përballur me nënçmim dhe racizëm për faktin se ata ishin të huaj.
Ai tha se në vitet ’70 në Australi racizmi ishte shumë i theksuar për të gjithë emigrantët pavarësisht se nga vinin, ndërsa shtoi se të huajt gjykoheshin edhe për ushqimet që ata konsumonin.
“Prindërit e kanë pasur problemin në Australi. Ka qenë një problem disi interesant, sepse të huajt që nuk ishin australian vendas ata u nënçmonin, duke qenë se nuk flisnin gjuhën angleze dhe hanin ushqime mesdhetare. Ata nuk i pranonin qepën e hudhrën, e gjërat tona, ndaj i nënçmon in shumë e këta emigrantë bënin punët më të rëndomta në Australi.
Ata e kanë ndier veten shumë keq dhe nuk kanë pasur një siguri në vetvete, prindërit e mi janë nënçmuar vetëm si të huaj. Por nënçmim si i huaj, jo si shqiptar. Australianët e kishin shumë të theksuar racizmin në vitet 70 për të gjithë emigrantët”,-tha Naim Flamuri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar