Balkan Talks | Dialogu Kosovë-Serbi, Shaip Kamberi: Fuqia e butë e BE-së s’e ka bindur presidentin Vuçiç
Në emisionin e fundit para zgjedhjeve në Kosovë Balkan Talks në Euronews Albania ia dedikon mënyrës si shihet politika e Prishtinës në Beograd. Për këtë do të flasin dy zëra të shqiptarëve të Kosovës në Serbi, Shaip Kamberi deputet dhe gazetari Idro Seferi.
Seferi fillon bisedën me mendimin e tij për çështjen e Kosovës me Serbinë.
“Natyrisht që sfida e parë dhe më e madhje do jetë pjesa që ka të bëjë me dialogun me Serbinë. Ishte inkruajuese letra e Biden për njohje reciproke, por nuk duhet harruar që Serbia nuk e pranon dhe Vuçiç ishte agresiv ndaj kësaj letre. Nuk duhe harruar fuqia e Serbisë që ka krijuar dhe krijon problem,” – shprehet gazetari.
Ndërsa deputeti Kamberi e sheh këtë çështje dhe nga pozocioni i tij si deputet në parlamentin serb.
“Në momentin e zgjedhjes së politikës aktuale është paralajmëruar që do ketë zgjedhje në 2022 në Serbi. Nuk do ishte i favorshëm asnjë qëndrim ndaj Kosovës para zgjedhjeve. Vuçiç ka thënë se ka ide inovative në lidhje me Kosovën dhe ka lëvizur nga qëndrim që “Kosova është Serbi”. Kaosi politik në Kosovë bën që Serbia të neglizhojë obligimet ndaj Kosovës dhe mos respektojë marrëveshjet e nënshkruara,” – thotë deputeti shqiptar në Serbi.
Pezullimi i dialogut duket se falë letrës së presidentit Biden drejtuar Serbisë po sheh dritën jeshile.
“Letra nuk paraqet një gjë të re, por duhet parë letra që do i dërgohet Kosovës, pasi së shpejti është pavarësia dhe do ketë një letër që do sqarojë situatën. Presidenti Vuçiç është i qartë që do diçka për të firmosur marrëveshjen dhe kjo është ndarja e resurseve energjetike të Kosovës,” – thotë për Balkan Talks Idro Seferi.
Një tjetër temë e rëndësishme për dialogun Serbi – Kosovë është edhe pjesëmarrja e fuqive të mëdha. Deputeti Kamberi mendon se ShBA është tërhequr vitet e fundit nga dialogu.
“Në vitet e fundit ShBA është tërhequr nga dialogu dhe ja ka lënë BE-së, që ka arritur të nënshkruaj vetëm marrëveshje të cilat nga Serbia nuk zbatohen. Fuqia e butë e BE-së nuk ka bindur Vuçiç dhe duhet të ndërhyjë ShBA,” – shprehet deputeti shqiptar Kamberi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital