Berisha: Procesit politik ndaj meje do t’i përgjigjem me një gjyq politik ndaj Ramës

3 Nëntor 2023 | 12:54

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi si proces politik hetimin e nisur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha këtë të premte se procesit të nisur do t’i përgjigjet me gjyq politik ndaj kryeministrit Rama.

Berisha në fjalën e tij vijoi akuzat ndaj prokurorëve të SPAK-ut duke i cilësuar si të kapur nga qeveria.

“Përsa i përket Sali Berishës dhe procesit politik ndaj tij, ju garantoj se do i bëj gjyqin politik para jush Edi Ramës. Por pa i ngatërruar këto të dyja.

Do i bëj gjyqin e shekullit atij.

Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik. Këtë nuk mund ta shmangë. Por asnjë njeri nuk mund të thotë se kjo ka lidhje me protestën pasi protesta u shpall kohë përpara. Edhe Edi Rama mendoi se antidoti i kësaj proteste është procesi që shpalli.

Po atë unë do ta zbërthej në çdo segment të këtij, si një proces të turpshëm politik ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Kjo është çështje dhe Sali Berisha këtu e ka detyrim madhor këtë ndaj çdo demokrati, ndaj çdo qytetari shqiptar që i intereson e vërteta.

Fakti që nuk guxuan mercenarët e Edi Ramës të thërrasin njëherë, të marrin njëherë në pyetje, aty mungon dokumenti kryesor, të marrin njëherë në pyetje Sali Berishën, dëshmon tmerrin që kanë ata nga Sali Berisha.

Tre vite, nuk guxuan një pyetje.

Por të mos i përziejmë gjërat, ai një gjyq politik i shekullit ndaj diktaturës dhe Edi Ramës, kjo një betejë për rivendosjen e Kushtetutës”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026