Moti i keq mbërthen Shqipërinë, shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

3 Nëntor 2023 | 16:30

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.

Shqipëria është prekur mesditën e kësaj të premte nga stuhia  “Ciaran”, ku situata ka qenë në problematike në shumë qytete.

Si pasojë e reshjeve, në afërsi të “Pallatit me Shigjeta” është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë punonjësin e policisë rrugore, i cili ndodhte nën kujdesin e mjekëve.

Edhe lumi i Lanës ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa makinave

Bashkia e Tiranës iu bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të minimizojnë lëvizjet në 24 orët në vazhdim.

Rrugë të përmbytura me nivelin e ujit që kalon trotuaret, kaos në lëvizje dhe erë e frikshme, është dhe situata që paraqitet në qytetin e Durrësit, Shkodrës dhe Lezhës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026