Messi transferimi i dytë më i mirë, sulmuesi grek parakalon fituesin e Topit të Artë
Vetëm pak ditë më parë hipotekoi topin e 8-të të artë në futboll, duke vendosur një rekord historik, bëhet fjalë për Lionel Messin, i cili ka marrë një tjetër vlerësim.
Këtë herë shkëlqimi i argjentinasit nuk ishte aq i madh, pasi MLS, e cilësoi atë si transferimin e dytë më të mirë në kampionat. Në një votim të bërë ku merrnin pjesë gazetarët, futbollistët dhe klubet, u përzgjodhën 3 transferimet më të mira të bëra këtë sezon në SHBA, ku triumfoi greku Giorgios Giakomakis.
Ky i fundit kishte grumbulluar 45.% të votave, ndërsa më pas vinte Messi me 27.2% dhe Edward Lowen 15.4%. 28-vjeçari grek iu bashkua skuadrës së Atlantës këtë sezon, ku në 27 ndeshje ka shënuar 17 gola. Gjermani Lowen po ashtu ishte një prurje pozitive për St Louis me 5 gola në 16 përballje të luajtura.
Sa i përket Lionel Messit, është padyshim lojtari me influencën më të madhe në MLS, ku që prej transferimit të tij çmimi i biletave u rrit ndjeshëm, prania e tifozëve në stadium si dhe numri i fanellave të shitura. Argjentinasi ka shkëlqyer me Inter Miamin, duke shënuar 11 gola, 5 asiste në 14 paraqitje, teksa ka munguar për shkak dëmtimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.