Korçë, bien eksportet e bimëve medicinale në krahasim me vitin 2022
Bien eksportet e bimëve medicinale në qarkun e Korçës. Në vitit 2022 do të kishte plot 1900 ton bimë medicine të cilat do të eksportoheshin ndërkohë që vetëm në 10 muajt e vitit 2023 shifra nuk ka shkuar më tepër se 400 ton. E njëjta situatë paraqitet po ashtu edhe me mollën industriale ku vitin e kaluar eksporti do të arrinte deri në 7500 ton ndërkohë që viti nuk ka kaluar me shume se 380 ton.
Një gjë e tillë pranohet edhe nga fermeri Ferdinald Ali, njëherazi dhe president i shoqatës së zhvillimit bujqësor i cili thekson se mungesa e eksportit, kryesisht në Egjipt, ka ardhur si rezultat i taksave të larta doganore që egjiptianët kanë për fermerët shqiptarë.
Në mungesë të një marrëveshje, fermerët e juglindjes kanë pasur marrëdhënie me fermerë grek të cilët prodhimin e mollës e kanë eksportuar në Egjipt të riambalazhuar si prodhim helen.
“Sa i përket eksportit zakonisht bënim me vendet e rajonit, Greqinë, e cila ka qenë partneri jonë për sa i përket eksportit. Duke parë problemet që kanë prodhuesit e Greqisë kjo rrugë na u mbyll, tregtarët vinin në Korçë merrnin prodhim dhe e eksportonin në Egjipt, duke e ripaketuar mollën. Pwr arsye sepse ka disa barriera me taksat me Egjiptin, pasi vendi ynë nuk ka nënshkruar ende marrëveshje. Këtë ja kemi kërkuar përherë ministrisë së Bujqësisë, që të na hapet rruga,” – u shpreh fermeri Ferdinand Ali.
Arsyet e uljes drastike të eksportit të mollës industriale, për fermerin korçar lidhen me braktisjen që fermerët po i bëjnë sektorit të bujqësisë.
“Kjo është vërtet një shqetësim sepse fermerët e kanë ngritur në instancat e fushës, sepse fermerët po largohen nga bujqësia. Siç është molla, qepa, se fundmi dhe gruri sepse fermerët nuk kanë interes. Nuk ka të ardhura. Po largohen padyshim të rinjtë në emigracion dhe ky është një shqetësim. Pas disa viteve ne do kemi problem me prodhimin e mollës, sepse fakti tregon që mollët industriale për shkak të dëmtimeve nga breshëri duhet të ishin rritur si sasi, por është ulur. Kjo tregon se fermerët po largohen nga prodhim i mollës,” – tha Ali.
Për drejtorin e drejtorisë së ekstensionit bujqësor në Korçë, Vullent Gjolla eksportet ende nuk janë në fazën finale, e shifrat pritet të rriten. Nga ana tjetër, pranon mungesën e marrëveshjes me Egjiptin, çka ndal eksportet e mollës.
“Jemi në muajt e parë të eksporteve bujqësore, prodhimet kanë sezonin e tyre, ne kemi një shifër të caktuar tek molla, fasulja apo bimët medicinale. Duhet të kemi parasysh që këto eksporte sapo kanë filluar dhe jemi në hapat e parë. Normalisht ka rënie të mollëve industriale, kjo për shkak se fermerët janë ndërgjegjësuar dhe produktit ka rritje të cilësisë së tij. Kemi diskutuar vite më parë, ka një fenomen të tillë, mungesa e marrëveshja midis shteteve është e linjës së ministrisë së bujqësisë apo e qeverisë shqiptare. Kemi bërë përpjekje për të krijuar një marrëveshje të tille, disa shtete është, si Arabia apo Iraku, kemi eksportuar mollë të konsumit. Këto janë duke u krijuar, marrëveshjet kërkojnë kohen e vet dhe mund,” – u shpreh Gjolla.
Për vitin 2023 ka rënie edhe në eksportin e qepës dhe fasules. Nëse në vitin 2022 ka pasur 313 ton fasule dhe qepë të eksportuar gjatë 10 muajve të këtij viti vetëm 150 ton.
Këtë vit ndryshe nga një vit më parë ka pasur rritje të eksportit të qershive me 19. 6 ton dhe lakër me 91 ton.
Burime thanë se pjesa më e madhe e mollëve industriale eksportohen në vendet e lindjes ashtu siç eksportohen dhe fasulet, lakra, qershia dhe qepa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut