Spahiu: E paprecedent! Berisha kontrollon 90% të hapësirave televizive

3 Nëntor 2023 | 17:43

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha kontrollon 90% të hapësirave televizive.

Sipas tij është e pakuptimtë që mediat në Shqipëri i japin kaq shumë akses dhe bëjnë lajm edhe pjesë që nuk ka arsye për të marrë vëmendje.

“Në cilin vend të planetit pinë kafe dy politikanë, të dy të pandehur, të dy me 5 dosje në prokurori, kanë parkuar makinat përpara zyrës dhe gjithë mediat aty. A ka njeri të më thotë që mediat janë kundër këtyre të dyve [Berisha dhe Meta]. Edhe një kafe që pinë me njëri-tjetrin janë të gjitha kamerat live. Çfarë lajmi përbën? Për çfarëdo që të takohen ata, ata takohen çdo ditë se janë dhe komshinj, të dy vilat i kanë ngjitur në Gjirin e Lalëzit. Ata çdo ditë janë me njëri-tjetrin, për çfarë përbën lajm për mediat shqiptare, për 50 televizione dhe 900 portale që po ti hapni tani thonë ‘e fundit, e jashtëzakonshme, Meta takohet me Berishën’. Se ku është lajmi këtu, vetëm media shqiptare e di,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024