“Kemi shkarkuar liqenin e Farkës”! Kreu i Emergjencave në Bashki tregon situatën
Kreu i Emergjencave në Bashki, Erind Bejko tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se koordinimi mes të gjitha strukturave të bashkisë, policisë dhe qytetarëve bënë që dita e sotme edhe pse e vështirtë të kalohej pa fatalitete.
Ai tregoi se një nga masat e marra nga bashkia ishte shkarkimi i liqenit të Farkës në mënyrë që të krijohej një rezervë ujore aty.
“Ka pasur një koordinim të madh mes të gjitha njësive të bashkisë policisë dhe qytetarëve për të menaxhuar situatën. E rëndësishme është që kaluam një ditë pa fatalitete, nesër Tirana do kthehet në normalitet. Priten reshje por jo me këtë intensitet. Në eksperiencën time të punës kurrë nuk e kisha parë që të ishim pasojë e një stuhie që kishte një valë ndërkombëtare. Një nga problemet ka qenë te Pallati me Shigjeta, ku ne gjatë verës kemi hequr 1500 m/kub dhera. Ka pasur probleme me parkingjet, në shtëpi fushore, por urdhri i kreut të bashkisë është që të evidentohen dëmet në mënyrë që ata të dëmshpërblehen sipas ligjit. Një nga punët më të rëndësishme që sot mund të ishte kthyer në problem të madh është puna e bërë me liqenin e Farkës. Këto ditë e kemi shkarkuar liqenin që të krijonim një rezervë, nëse nuk do ishte shkarkuar do kishte shumë problematika”, tregoi ai.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni