“Pro grevës së urisë”, paralajmërimi i Korreshit: Situata në Kuvend do përkeqësohet
Në një kohë kur situata në parlament është mjaftueshëm e tensionuar, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se gjendja do të përkeqësohet.
Ai theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.
“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona. Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar. Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit paralamentar. Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” – u shpreh Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë