“Nënë e 10 fëmijëve”, 101 vjeçarja: Më fejuan 2 vjeçe, burrin e pashë kur u martova

4 Nëntor 2023 | 18:32

Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, ka rrëfyer për emisionin “Real People” në Euronews Albania, jetën e saj dhe  vështirësitë që ka kaluar.

Ajo tha se prindërit e kanë fejuar që në moshën 2 vjeçe, dhe se burrin e pa për herë të parë në moshën 18-vjeçare, ditën kur u bë nuse dhe shkoi tek familja e tij.

Prena Buba Marku, shprehet se është nënë e 10 fëmijëve, tre prej të cilëve për fat të keq i kanë ndërruar jetë.

“Jam martuar 18-vjeçe. Kam ndenjur 2 vjet pa fëmijë. Më pas më lindi vajza e parë. 10 fëmijë kam bërë, 8 vajza e dy djem. Vetëm 7 fëmijë kam gjallë. Jam bërë për sevap. Shteti më ka lënë me 70 mijë lekë. Nuk vjen me më parë njeri. Burri ka katër vite që më ka vdekur. Jam fejuar që në moshën 2 vjeçare. Kur jam bërë e madhe më kanë treguar.  Burrin e kam parë për herë të parë te shpia e vet, kur jam martuar. E mora se ma dha mami e babi. Ku të jepte nëna e babi do të shkoje.

Më tej ajo tregoi dhe punët që bënte kur ishte e martuar dhe peripecitë që ka hasur në rritjen e 10 fëmijëve.

“Shkoja merrja dru për sobën, merrnim kashtë, gjithë ditën me lak në shpinë. Mbaheshim me gjë të gjallë. Drutë i mbanin gratë. Duheshin bërë punët, s’kisha ku të ankohesha. Ishte shumë e vështirë të rrisje 10 mijë. Një palë rroba kisha për të gjithë fëmijët. Kam dashur të shkojë në shkollë. S’di as të shkruaj e as të lexojë. Mezi mësova të bëjë firmën”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026